Arifi në intervistë: Qeverisja aktuale, zgjedhjet në Preshevë dhe qendra e refugjatëve në Bujanoc...
Lokale

Arifi në intervistë: Qeverisja aktuale, zgjedhjet në Preshevë dhe qendra e refugjatëve në Bujanoc...

15.Dec.2017 13:41
0
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi i ftuar në një intervistë për Titulli.com do të flas për të arriturat dhe ngecjet e qeverisjes lokale në komunën e Bujanocit.

Lideri i partisë së vetme opozitare shqiptare në kuvendin komunal do të sqarojë opinionit edhe për zvogëlimin e numrit të punëtorëve në administratën komunale, shpenzimin e buxhetit nga qeverisja aktuale,  orientimin e investimeve në fushën e infrastrukturës dhe për tema tjera me interes publik.

Ai do të përgjigjet pyetjeve të Titulli.com edhe për garën politike të partisë së tij në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës si dhe do të jap shpjegim për  qendrën e refugjatëve të ndërtuar në Bujanoc në vitin 2012.

Partia Demokratike vazhdon aktivitetin duke qenë edhe një parti opozitare jo e zëshme në kuvendin komunal.

Arifi mundë të përgjigjet edhe në disa pyetje që dërgojnë lexuesit e Titulli.com për problemet dhe funksionimin e jetës shoqërore në komunën e Bujanocit.

Intervista realizohet ditën e Hënë (18.12.2017) ora 09:30 paradite live në faqen zyrtare në Facebook të Portalit Titulli.com.

Presheva dhe zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor (video)
Shefat Isufi fiton duelin e 30-të, e përdhosi 3 herë gjeorgjianin në Hungari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration