Arifi: Nuk kam koalicion me serbët opozitarë, qeverisja ma pranoi në korridor
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi në konferencë për media ka sqaruar edhe akuzat e këshilltarëve komunal të bëra në kuvendin e komunës së Bujanocit se ai ka koalicion me partitë serbe lokale si bllok opozitarë.“Aspak nuk është e vërtet se kemi koalicion me opozitën”, u shpreh Arifi, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se ka marrë pjesë në punimet e seancës së kuvendit dhe në pikën e parë të rendit të ditës për të cilën ka folur ka marrë lëvdata nga këshilltarët e pozitës jashtë diskutimeve në kuvend
“Ta them një të drejtë se pozita në korridorin e kuvendit m’ka thënë se të gjithë që po e thuash është e vërtet dhe ne kemi një koalicion dhe smundemi ndryshe të flasim”, deklaroi Arifi./Titulli.com/