PD: Qeverisja lokale e Bujanocit në vitin 2017 shpenzoi  mbi 20 mijë euro për derivate (video)
Lokale

PD: Qeverisja lokale e Bujanocit në vitin 2017 shpenzoi mbi 20 mijë euro për derivate (video)

18.Jun.2018 18:26
0
Në konferencën e mbajtur për media, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi shpalosi kritikat mbi propozim vendimin mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2017.

Në mes tjerash, ai u ndal tek shpenzimet materiale duke bërë krahasimet mes pushtetit të udhëhequr nga PD-ja në vitin 2015 dhe atij aktual gjatë vitit 2017.

''Harxhimet materiale në vitin 2015 kanë qenë 6.890.000,00 dinarë, kurse në vitin 2017 kanë qenë 11.800.000,00 dinarë. Këtu vlen të përmendet se ky pozicion në vitin 2017 ka pasur rritje marramndëse prej 4.910.000,00 dinarë, që i bie afër 41.000,00 euro'' theksoi Arifi, shkruan Titulli.com.

Arifi kritika të ashpra drejtoi edhe në mënyrën e harxhimeve të derivateve, ku vetëm për vitin 2017 kjo qeverisje udhëtoi me vetura zyrtare 218.781,00 km.

“Se ka keqpërdorim dhe keqmenaxhim të buxhetit të komunës së Bujanocit, po e ilustroj me një shembull, ku në vitin 2015 gjatë qeverisjes sonë nga raporti i administratës komunale e i cili është aprovuar nga kjo përbërje në vitin 2016, me veturat që disponon administrata komunale e Bujanocit janë kaluar 159.750,00 km, kurse gjatë këtij pushteti në vitin 2017 janë kaluar 218.781,00 km, çka do të thotë se dallimi në mes vitit 2015 kur kemi qeverisur ne, dhe vitit 2017 të qeverisur nga pushteti aktual është 59.031,00 km, e që do të thotë se ky pushtet ka kaluar 232 km më shumë për një ditë se në kohën e qeverisjes sonë, ose thënë ndryshe gjatë pushtetit të vitit 2017 kanë kaluar 858 km në ditë'' theksoi Arifi.

Sipas tij në vitin 2017 ky pushtet në Bujanoc ka harxhuar 16.000 litra derivate duke arritur vlerën e shpenzimeve prej 2.560.000,00 dinarë.

Arifi shprehu paknaqësi edhe për udhëheqjen e NP “Komunali”, projekteve infrastrukturore dhe arsimit shqip në Bujanoc.

Për më tepër, shikoni videon e plotë të konferencës së Partisë Demokratike:

Arifi dhe Pajaziti në Zvicër do të flasin për problemet e Bujanocit dhe Preshevës
Arifi: Nuk kam koalicion me serbët opozitarë, qeverisja ma pranoi në korridor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration