Arifi: Me komunën e Preshevës do të vazhdojmë aty ku e lamë?
Me vendimin e qeverisë në Beograd për emërimin e organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është caktuar kryetar i këtij organi deri në zgjedhjet e parakohshme.Ai përmes një shkrimi ka është shprehur se do të vazhdoj aty ku e kalënë, të avokoj idenë e një Presheve ndryshe, e liruar nga dyftyrësia, gënjeshtrat dhe korrupcioni.
"Neve e lamë pushtetin me kokën lartë, pasi që nuk bëmë kompromise me të keqen. Ata sot e lanë pushtetin kokën ulur, pasi që dështuan që të përballen me problemet, që t’i zgjidhin ato, fatkeqësisht i thelluan edhe më shumë ato", ka shkruar Arifi.
Sipas tij në momentin kur kalkulimet politike stagnuan për interesat e tyre personale, hoqën dorë nga problemi, ku më herët trumbetuan se do jenë "shpëtimtarët tanë", dhe prap të njëjtit ia dhanë qeverisë së Beogradit të drejtën, që të vendosin për udhëheqësinë e komunës sonë.
Ari theksoi mes tjerash se do të punojë për një Preshevë, në të cilën njerëzit do të qëndrojnë në të, e jo t’a braktisin atë./Titulli.com/