Arian Daci, i biri i Nexhat Dacit, zëvendës ministër i Diasporës në Kosovë
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, Arian Daci, është bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj dhe është emëruar zv/ministër i Diasporës, gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Ramush Haradinaj.Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka bërë publik vet Daci përmes një postimi në Facebook. “Nga sot jam emëruar Zv.Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga kryeministri Ramush Haradinaj. Faleminderit shumë për besimin Kryeministër Haradinaj “, ka shkruar Daci.
Pasdite ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ka pritur zv. ministrin Arian Daci të cilin e ka njoftuar për së afërmi për proceset, në të cilat Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër.
“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha Daci.