Ardita Sinani tregon pse u prish koalicioni me Shqipërim Arifin
Kryetarja e Preshevës, Ardia Sinani, e cila u shkarkuar nga kjo pozitë prej Presidentit serb, ka treguar se pse partia që drejtohet nga ajo e prishi koalicionin me Shqipërim Arifin.Njëra nga arsyet kryesore për prishjen e koalicionit PVD – APN ishte edhe problemi që u krijua lidhur me Planin Aksional Lokal për avancimin e pozitës së migrantëve në territorin e komunës së Preshevës, për periudhën 2017 – 2021.
Këtë dokument shumë të ndjeshëm dhe problematik Kryetari i atëhershëm i komunës, Shqiprim Arifi me procedurë të përshpejtuar pa siguruar materialin, e kaloi në mbledhjen e Këshillit Komunal të datës 30.12.2016 vetëm me votat e 7 përfaqësuesve të APN-së.
Gjashtë përfaqësuesit e PVD-së në Këshill Komunal u detyruan ta lëshojnë mbledhjen me që Kryetari i Komunës nuk pranoi që kjo pikë të shtyhet.
Me konkluzionin e Këshillit Komunal për aprovimin e këtij Plani u njoftua kryetarja e atëhershme e Kuvendit Ardita Sinani, duke u insistuar për të proceduar të njëjtin plan në Kuvendin Komunal. Edhe pse Plani asnjëherë nuk u procedua në Kuvend, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës iu dërgua organeve përkatëse shtetërore.
Ky Plan i ndjeshëm dhe problematik që pa asnjë ndryshim u dërgua në nivele më të larta si dokument i komunës, është një çështje e hapur që mund të ketë pasoja të rrezikshme në drejtim të ndryshimit të strukturës etnike të komunës, e posaçërisht kur Shqiprim Arifi u rikthye si kryetar i organit të përkohshëm.
Gjithashtu është e papranueshme që komunës së Preshevës t’i imponohet Plani për krijimin e kushteve për refugjat nga Kroacia, Bosnja, Kosova dhe nga Lindja e Mesme, ndërsa nuk janë krijuar as kushtet elementare për kthimin e njerëzve tanë që me dhunë u detyruan të largohen në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Me këtë rast e shohim të rrugës që me disa pjesë më të rëndësishme të këtij Plani të njoftojmë opinionin.
DËSHMITË E PARAQITURA:
1. Faqja nr.5 në Planin Lokal Akcional për migrantët
2. Kapitulli V nga Plani Lokal Akcional për migrantët
3. Kapitulli VII nga Plani Lokal Akcioanl për migrantët
4. Pjesa e proçesverbalit të mbledhjes së Këshillit Komunal
5. Konkluzioni për miratimin e Planit Lokal Akcional