Ardita Sinani tregon pse u prish koalicioni me Shqipërim Arifin
Lokale

Ardita Sinani tregon pse u prish koalicioni me Shqipërim Arifin

13.Oct.2017 08:51
0
Kryetarja e Preshevës, Ardia Sinani, e cila u shkarkuar nga kjo pozitë prej Presidentit serb, ka treguar se pse partia që drejtohet nga ajo e prishi koalicionin me Shqipërim Arifin.

Njëra nga arsyet kryesore për prishjen e koalicionit PVD – APN ishte edhe problemi që u krijua lidhur me Planin Aksional Lokal për avancimin e pozitës së migrantëve në territorin e komunës së Preshevës, për periudhën 2017 – 2021.

Këtë dokument shumë të ndjeshëm dhe problematik Kryetari i atëhershëm i komunës, Shqiprim Arifi me procedurë të përshpejtuar pa siguruar materialin, e kaloi në mbledhjen e Këshillit Komunal të datës 30.12.2016 vetëm me votat e 7 përfaqësuesve të APN-së.

Gjashtë përfaqësuesit e PVD-së në Këshill Komunal u detyruan ta lëshojnë mbledhjen me që Kryetari i Komunës nuk pranoi që kjo pikë të shtyhet.

Me konkluzionin e Këshillit Komunal për aprovimin e këtij Plani u njoftua kryetarja e atëhershme e Kuvendit Ardita Sinani, duke u insistuar për të proceduar të njëjtin plan në Kuvendin Komunal. Edhe pse Plani asnjëherë nuk u procedua në Kuvend, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës iu dërgua organeve përkatëse shtetërore.

Ky Plan i ndjeshëm dhe problematik që pa asnjë ndryshim u dërgua në nivele më të larta si dokument i komunës, është një çështje e hapur që mund të ketë pasoja të rrezikshme në drejtim të ndryshimit të strukturës etnike të komunës, e posaçërisht kur Shqiprim Arifi u rikthye si kryetar i organit të përkohshëm.

Gjithashtu është e papranueshme që komunës së Preshevës t’i imponohet Plani për krijimin e kushteve për refugjat nga Kroacia, Bosnja, Kosova dhe nga Lindja e Mesme, ndërsa nuk janë krijuar as kushtet elementare për kthimin e njerëzve tanë që me dhunë u detyruan të largohen në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Me këtë rast e shohim të rrugës që me disa pjesë më të rëndësishme të këtij Plani të njoftojmë opinionin.

DËSHMITË E PARAQITURA:

1. Faqja nr.5 në Planin Lokal Akcional për migrantët

2. Kapitulli V nga Plani Lokal Akcional për migrantët

3. Kapitulli VII nga Plani Lokal Akcioanl për migrantët

4. Pjesa e proçesverbalit të mbledhjes së Këshillit Komunal

5. Konkluzioni për miratimin e Planit Lokal Akcional

 
 
"Këndi Amerikan" në Bujanoc, mundësi për mësimin e gjuhës angleze
Komuna e Bujanocit ndan gjysmëmilioni dinarë për shkollën fillore "Ali Bektashi" të Nesalcës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration