Ardian Haliti zyrtarisht në klubin zviceran në Winterthur
Futbollisti nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Ardian Haliti do të jetë pjesë e skuadrës "Winterthur" në Zvicër, shkruan Titulli.com.“Falënderimi më i madh i takon menaxherit nga Kumanova Adnan Nevzadit, ai i cili ia bëri ëndrrën realitet”, është shprehur Haliti.
Ai kishte treguar sukses në fushën e gjelbër të futbollit, ishte një futbollist i dalluar dhe morri mësimet e para për futbollin në klubin e futbollit “Tërnoci” dhe ai tani zyrtarisht do të jetë pjesë skuadrës zvicerane në Winterthur të Zvicrës./Titulli.com/