Ardhmëria e gazetarisë, mediat online dhe rrjetet sociale (Foto)
Lokale

Ardhmëria e gazetarisë, mediat online dhe rrjetet sociale (Foto)

18.Jul.2015 11:31
0
Në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Beograd në bashkëpunim me organizatën IN, në qytetin e Nishit është mbajtur seminari treditorë (13 "“ 15 korrik) "Mediat e reja "“ Aftësitë praktike".

Në këtë seminar, me ligjëruesin amerikan, Dr. Bill Silcock, nga shkolla e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv të Universitetit shtetëror të Arizonas, janë prekur një numër subjektesh aktuale rreth ndryshimit të qasjes së publikut në informim, duke filluar me ndikimin e rrjeteve sociale, portaleve informative, si dhe mediat klasike vizive.

Grupi prej katërmbëdhjetë gazetarëve nga rajone të ndryshme të Serbisë, me anë të punëtorive kanë arritur të identifikojnë fuqinë e rrjeteve sociale dhe portaleve online, të cilat edhe pas një ankete të zhvilluar me qytetarë, doli se informimi përmes internetit po bënë një ndryshim rrënjësor në gazetari dhe format e deritanishme.

Me këtë rast profesori Bill Silcock dha disa shembuj mbi mënyrën e punës në mediat Amerikane në versionin online, duke kërkuar nga ndjekësit e seminarit që ato t’i zbatojnë në punën e tyre.

Ai foli edhe për fuqinë e rrjeteve sociale si: Facebook, Tëitter, Linkedin, Instagram dhe programe tjera të bazuar në platformë të ngjashme.

Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u arrit të identifikohet se informimi më i shpejtë i qytetarëve në ditët e sotme po arrihet përmes internetit, dhe një pjesë e madhe e popullatës së re, nga anketa e realizuar, informacionet e para i marrin nga portalet informative dhe rrjetet sociale.

Pikërisht për suksesin e mediave online, ditën e fundit të punëtorisë, një tregim pozitiv rreth arritjes së mediumit online me seli në Nish, JuzneVesti, me temë “Rrjetet sociale”, e bëri gazetarja Jelena Caniq.

Në këtë punëtori treditore, nga mediat e Nishit, pjesëmarrës ishin këta gazetarë: Vladimir ĐorÄ‘ević - Media dhe qendra reformuese, Milena Milošević - Južne vesti, Marko Smiljković – GraÄ‘anin, Milan Petković – televizioni i Nishit, Stefan Komadinić - RTV Belami, Miša Milojević - Narodne novine, Miodrag Stanković - TV Zona plus dhe Neven Obradović nga Fakulteti Filozofik.

Gazetarë pjesëmarrës nga rajoni ishin: Nikola Lazić - Vranjske novine, Marija Nikolić - JugMedia Leskoc, Dragan Vesić - TV Alt Aleksinc, Argjent Goga - Titulli, Bujanoc, Aleksandra Pavlović-ĐorÄ‘ević - Kanal M, Paraqin dhe Zoran Savić - TV Pirot.

I vetmi medium online shqiptarë, pjesëmarrës në këtë seminar, lidhur me ardhmërinë e informimit, mediat online dhe ndikimin e rrjeteve sociale, ishte portali Titulli.com nga Lugina e Preshevës.

Vlen theksuar se një punëtori e ngjashme me Dr. Bill Silckok është mbajtur edhe në Beograd nga data  9 deri më 11 korrik. /Titulli.com/

 

Hakohet Titulli, reagojnë organizatat për mbrojtjen e gazetarëve
"Ragmi ik", vendosen parulla në Preshevë. Më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar (foto).
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration