Aplikimet për regjistrim në fakultetin ekonomik në Bujanoc fillojnë më 24 dhe 25 qershor
Fakulteti Ekonomik i Suboticës - Paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë të interesuarit se dorëzimi i dokumentacionit për regjistrim pranë këtij fakulteti bëhet me datat 24 dhe 25 qershor.Drejtimi që mund të regjistrohen për vitin akademik 2015-16 për Ciklin e parë të studimeve themelore është: Banka, financa dhe sigurime.
Pas verifikimit të dokumentacionit provimi pranues do të mbahet më datë 3 korrik 2015 ndërkaq 69 student e parë që do të regjistrohen ne buxhet , e që financohen nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.