Apel për regjistrim të studentëve në Shqipëri
Vizita dyditore në Tiranë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu ka si rezultat apelin për regjistrim të studentëve të Luginës në drejtimet e mbeturat të lira në universitetet publike shqiptare.Gjatë këtij qëndrimi, Musliu ka zhvilluar takim me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Prof. Dr. Petrit Bare, me të cilin janë dakorduar që studentët të cilët nuk kanë arrit të regjistrohen në drejtimet e dëshiruara, të regjistrohen në ato drejtime ku ka kuota të lira.
“Në takimin e zhvilluar në Tiranë kërkesa jonë ishte që studentët tanë të regjistrohen në fakultetet përkatëse, ndërsa në bisedime me Dekanin, Prof. Dr. Petrit Bare, morëm premtimin që të regjistrohen edhe studentët që kanë mbet pa u regjistruar, duke i plotësuar kuotat e mbetura të lira”, tha për portalin Titulli.com, Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së.
Sipas Musliut, afati i fundit për paraqitje pranë fakulteteve përkatëse është 14 tetori.
Kryetari i KKSH-së të shtunën është kthyer nga Tirana pas qëndrimit dyditor dhe takime të zhvilluara me zyrtarë shqiptarë. /Titulli.com/
***********************************************************************************************************************************
NJOFTIMI I MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ne vazhdim po iu dergojm njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit per kandidatët nga Bujanovci dhe Presheva që kanë aplikuar për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e përgjithshme” per TESTIM.
Te bashkangjitur ne atach keni edhe listen e kandidateve.
Emërtimi I IAL |
Emër Atësi Mbiemër |
Troje |
Programi i Studimit |
Statusi |
|
|
1 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Azra Nexhmedin Fejzullahu |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
2 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Xhenis Xhelal Mustafa |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
3 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Fatlinda Mejdi Shabani |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
4 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Kreshnik Iljaz Kurteshi |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
5 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Alejna Gani Rashiti |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
6 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Bljeta Nijaz Asani |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
7 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Rinor Ilir Taipi |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
8 |
Universiteti I Mjekesise Tirane |
Zada Ruhan Gjishiti |
Bujanovc |
Mjekesi e Pergjithshme |
Testim |
|
Njoftohen të gjithë kandidatët nga Bujanoci dhe Presheva që kanë aplikuar për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e përgjithshme” se, në zbatim të Udhëzimit nr. 26, datë 18.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”, testimi i kandidatëve të përcaktuar në listat e shpallura paraprakisht, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2015, ora 14:00 në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. /Titulli.com/