Ambasadorja Moro qëndroi në Bujanoc
Një delegacion i ambasadës së Francës në Beograd, i kryesuar nga ambasadorja Christine Moro ka qëndruar në komunën e Bujanocit.Ajo ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e institucioneve lokale komunale, godinën ku vijojnë mësimet studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dhe objektit të ri që është në ndërtim e sipër.
“Ndjehem mirë që gjendem këtu për të ndihmuar tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë këtu”, është shprehur ambasadorja Christine Moro pas takimit me kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe atë të kuvendit komunal Jonuz Musliu.
Moro gjatë vizitës që i bëri fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc është njoftuar për procesin e studimeve dhe funksionimin e këtij fakulteti të clin studiojnë shqiptarë, serb e romë nga Bujanoci e vendet e ndryshme të Serbisë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi delegacion e ambasadës e njoftoi për situatën e përgjithshme politike dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Arifi thotë se ka marrë mbështetjen për përkrahjen e ambasadës së Francës në realizimin e projekteve me rëndësi për qytetarët e këtij vendi./Titulli.com/