Ambasadori Burkhard takon Beqirin, funksionimi mbetet problematikë e KKSH-së
Lokale

Ambasadori Burkhard takon Beqirin, funksionimi mbetet problematikë e KKSH-së

02.Dec.2014 18:57
0
Në zyrat e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Galip Beqiri priti në një takim Ambasadorin e OSBE-së në Beograd Peter Burkhard.

Gjatë takimit u bisedua në retrospektivë për Këshillin Kombëtar Shqiptar si mekanizëm dhe institucion që mbron dhe avancon çështjet me interes të shqiptarëve në Serbi. Gjithashtu, u bisedua edhe rreth funksionimit të më tejmë.

“Më duhet t`iu uroj dhe lëvdojë për punën që keni bërë si udhëheqës i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe sa herë që do përmendet ky institucion do të përmendet edhe emri juaj si themelues i këtij institucioni. Dua t`iu falënderoj për bashkëpunimin që kemi pas deri më tash dhe mbetem me shpresë edhe më tej se do të jepni kontributin tënd në këtë drejtim” theksoi ambasadori Burkhard.

Bukhard edhe më tej theksoi rëndësinë e këtij institucioni në proceset integruese dhe zhvillimore të rajonit që duhet të luaj rolin e vetë.

Beqiri falënderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë që ka pasur me OSBE-në, sepse pa mbështetjen e tyre dhe disa ambasadave relevante nuk do të ishte formuar Këshilli Kombëtar Shqiptar.

“Edhe përkundër kundërshtimeve të jashtëzakonshme që ishin atëherë, ku manipulohej me lloj-lloj idesh rreth këtij institucioni, edhe përkundër gjithë atij presioni destruktiv, po të njëjtit tashmë kanë marrë timonin e Këshillit Kombëtar Shqiptar” theksoi Beqiri.

Ai shtoi se ndihet krenar për atë që si trashëgimi po lëmë në institucion të formuar dhe me parakushtet tashmë të formuar për të funksionuar si institucion që e meriton”.

Ndërkaq Beqiri njoftoi edhe me rrjedhat e fundit në Këshillin Kombëtar Shqiptar duke vë theksin në shkeljet e procedurave që kanë ndodhur gjatë seancës konstituive dhe seancës së parë si dhe thirrjes së seancës së dytë që është bërë për nesër.

 “Ne nuk do të marrim pjesë në seancën e së nesërmit sepse konsiderojmë se edhe më tej nuk po respektohet minimumi i standardeve demokratike. Na kanë shpall opozitë edhe pse praktika në asnjë këshillë nuk e njeh. Nesër në rend dite janë futur pika për shkarkimin e të gjitha strukturave të institucionit edhe përkundër ndryshimeve që ka në ligjin mbi këshillat kombëtare të pakicave nacionale dhe nuk janë të parapara” potencoi Beqiri.

Gjatë takimit u akorduan se edhe më tej ka hapësirë që Këshilli Kombëtar Shqiptar të mbetet një institucion që ruan, mbron dhe avancon të drejtat e shqiptarëve./Titulli.com/

Mjeshtri i shumë gjeneratave të karatesë në Luginë, seminar në Bujanoc
Bujanoci gati për ndërtimin e objektit të fakultetit (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration