Altin Ymeri, talenti nga Presheva që po provohet te klubi i Barcelonës
Talentët e rinj të futbollit nga komunat shqiptare në Jug të Serbisë vazhdojnë të promovohehn edhe në futbollin evropian, shkruan Titulli.com.Një ndër lojtarët e këtillë është edhe Altin Ymeri nga fshati Raincë i komunës së Preshevës por me qëndrim të përkohshëm në Zvicër.
Familjarë të tij kanë dërguar redaksisë së Titulli.com informacionet lidhur me stërvitjet që ai po bënë me klubin e famshëm botërorë “Barcelona” të Spanjës.
Altin Ymeri është i lindur më 20 Mars të vitit 2009 në Luzern të Zvicrës dhe jeton me familjen e tij atje.
Aktualisht sipas të dhënave dërguar Titulli.com, 9 vjeçari Ymeri është duke u stërvitur me klubin e Barcelonës nga trener të ndryshëm./Titulli.com/