Alternativa për Ndryshim: Bashkangjitja në subjektin tonë është masovike
Lokale

Alternativa për Ndryshim: Bashkangjitja në subjektin tonë është masovike

23.Sep.2015 17:49
0
Subjekti më i ri politik në Komunë të Preshevës, Alternativa për Ndryshim (AN), përmes një kumtese njofton opinionin se radhëve të saj i është bashkangjitur një numër i madh i qytetarëve.

Kjo parti e re thekson se interesimi për anëtarësim është i hapur, sidomos për qytetarët të cilët janë të pakënaqur me politikën degraduese të deritanishme.

“Për sa i përket aktualiteteve më të fundit politike në Luginë, duke i parë si marketing i dobët politik dhe amatorizëm të theksuar, besojmë se nuk ia vlen as të komentohet”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com.

AN për ditën e shtunë, 26 shtator ka paraparë nismën për peticion përmes së cilës do të kërkohet rikthimi i Gjykatës themelore në Preshevë.

Ky subjekt politik për mos angazhim të zgjidhjes së këtij problemi akuzon qeverisjen lokale në Preshevë si dhe deputetin popullor. /Titulli.com/

******************************************************************************************************************************************

ALTERNATIVA PER NDRYSHIM

Alternativa për Ndryshim (AN) përmes kësaj pres konference, si subjekti më i ri politik i regjistruar në komunën e Preshevës, informon opinionin e gjërë se nga kontakti i përditshëm i lëvizjes sonë me popullatën, antarsimi dhe bashkangjitja në këtë subjekt politik është masovike. Kjo mundësi vazhdon të jetë e hapur për të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me politikën degraduese të deritanishme.

Gjatë themelimit, përveç ndjekjes së procedurës së regjistrimit, janë ndërmarrë edhe një seri aktivitetesh.  Ndër më me rëndësi, takimet dhe ndërtimi i raporteve me ambasadat e shteteve mike në Beograd. Përveç këtyre takimeve, të një rëndësie jetike për popullatën e Preshevës, është edhe puna e ALTERNATIVES e cila tanimë ka filluar në aspektin e gjetjes së investitorëve të huaj. Në kete muaj kemi mundur të sigurojmë investitorin e parë të huaj nga Gjermania. Ky investitor nuk do të jetë i fundit.  

Për sa i përket aktualiteteve më të fundit politike në Luginë, duke i parë si marketing i dobët politik dhe amatorizëm të theksuar, besojmë se nuk ia vlen as të komentohet.

Qasja jonë, është qasje e zgjidhjes së problemeve, dhe me këtë qëllim, duke e parë që pushteti lokal si dhe përfaqësuesi jonë në parlament nuk po ndërmarrin hapa konkret për zgjidhje të problemeve, kemi filluar iniciativën e adresimit të një peticioni drejtë organeve qendrore në lidhje me rikthimin e gjykatës themelore në qytetin e Preshevës. Ky peticion, të cilin ne presim që ta nënshkruajnë shumica e banorëve të komunës së Preshevës, do ti dërgohet edhe të gjitha ambasadave, Brukselit – saktësisht përfaqësueses së lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të jashtme, znj. Federica Mogherini dhe institucioneve të tjera relevante.

Ftojmë popullatën e Preshevës, duke i bindur ata se ky është një mekanizëm ligjor dhe e drejtë kushtetuese e jona e cila mund dhe do të sjellë rezultat, që të dalin të bashkuar përkudnër spektrit politik të përçarë dhe të moskoordinuar, dhe të përkrahin këtë peticion.

Aktivistët e Alternativës, nga dita e Shtunë, 26 Shtator 2015, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme në dy lokacione, në qendër të qytetit përball ndërtesës së gjygjit në Preshevë si dhe në afërsi të lokacionit t ëish stacionit të autobusave.

Kryesia e Alternativës Për Ndryshim.

NDRYSHIMI PO VJEN!

"Hasene" në Bujanoc: Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani
Serbia nuk lejon kamionët me libra shqip në Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration