Alternativa pë Ndryshim takim me bashkatdhetarët në Zvicër (agjenda)
Lokale

Alternativa pë Ndryshim takim me bashkatdhetarët në Zvicër (agjenda)

04.May.2017 21:47
0
Alternativa për Ndryshim këtë vikend do të vizitojë bashkatdhetarët në Zvicër duke qenë të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e diasporës sonë.

Me 5 maj 2017 në hapësirat e Universitetit të Lozanës, ndërtesa Geopolis, Salla 2121, me fillim prej ora 18:00, Shqiprim Arifi do të prezantoj me ftesë prej Shoqatës së studentëve shqiptar në Universitetin e Lozanës, AEAUL (association des étudiants albanais à l’Université de Lausanne) në konferëncën e organizuar prej AEAUL me temën “Kthimi dhe puna në atdhe”.

Me 06 Maj 2017 ora 19:00h, do të mbahet një tubim me bashkatdhetarët tanë në Wagi Shopping, Restorant Saranda, Wagistr. 20, 8952 Schlieren ku do të prezantojnë Shqiprim Arifi dhe Armend Aliu bashk me Arbër Pajazitin nga dega e Alternativës në Bujanoc, ku do të flasin rreth zhvillimeve politike dhe shoqërore në Luginë të Preshevës, si dhe për rolin e diasporës sonë në proceset politikëbërëse dhe zhvillimin ekonomik në Luginë.

Planet dhe vizioni i Alternativës për Ndryshim do të prezantohen edhe më 7 maj, me fillim prej ora 17:00, në lokalin “Laser”, në Balgach, Industrie Wegen 18 kantoni St. Gallen.

Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve tanë, nënkupton një kontribut shtesë në përmirsimin dhe zhvillimin e atdheut tonë! Sugjerimet dhe propozimet e juaja për një Preshevë dhe Bujanoc ndryshe do të jenë mëse të mirëseardhura thuhet në  njoftimin e Alternativës për  Ndryshim.

Tragjedi në afërsi të fshatit Turi të Bujanocit, 2 persona vdesin nga therrjet
Bujanoc: Konkursi i hapur deri më 19 Maj për mjete stimuluese të bujqësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration