Aktivitete kulturore për ditën ndërkombëtare të fëmijëve në Bujanoc dhe Preshevë (foto&video)
Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve para shtëpisë së kulturës në Bujanoc, këndit amerikan dhe pran objektit të komunës së Preshevës është mbajtur aktivitet argëtues për fëmijët.Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i shoqëruar me bashkëpuntorë të tij kishte dalur për të festuar së bashku me fëmijët këtë ditë dhe ka pritur në zyrën e tij disa fëmijë.
Edhe në Preshevë, kryetari i komunës Shqiprim Arifi kishte dalë të shoqërohet me fëmijët për të cilët ishte përgatitur një program agëtues.
1 qershori, dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një ditë e cila u dedikohet e gjitha vetëm atyre dhe festohet në shumë vende të botës./Titulli.com/