A kanë dëshmorët e UÇPMB-s shtëpi të përbashkët?!
Lokale

A kanë dëshmorët e UÇPMB-s shtëpi të përbashkët?!

02.Apr.2017 11:15
0
Dëshmitë më e mira faktografike për një periudhe të luftës, pa dyshim se janë monumentet, lapidarët , varrezat dhe muzetë . Si të tilla objekte arti këtë rast skulptura-përmendore të po ashtu varrezat qoftë duke i gdhendur në granit epigramet të ndryshme, pa dyshim që na sjellin në memorien kolektive ngjarje në momentet më sublime të kohës së ikur.

Tërësia e një   të kaluare  s’do mend  se gjithë atë heroizëm në mbrojtjeje  të  idealeve  jo vetëm individuale , por   edhe kolektive, do të  duhej  të shkruhej , jo vetëm nëpër fleta  libri  apo gazetash gjë  që kjo  nuk vihet në diskutim është njëra anë e medaljes. Si të  tillë  në qarqe  studimore  e historike   një rol shumë  dominues , doemos luajnë  pjesa  e objekteve  tani më  të transformuar me një  objektiv  tjetër siç janë:  kullat,  shtëpitë-muze    dhe objekte tjera, që kanë qenë në  shërbim  të kohës.

Natyrisht  duke ruajtur  konturatë e objektit të mëparshëm arkitektonik, qoftë me një ridizajnim   për efekte  të cilat   shfrytëzohen  për të  treguar  jo vetëm të kaluarën , por edhe për të pas qasje  sa më  objektive  të  krijimit  dhe rikrijimit  të  historisë  të akcilës ngjarje që lidhet detyrimisht  me objektin . Sigurisht   se për shumë arsye në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni  edhe  janë  ngritur  të tilla  objekte muzeale, në  cilat  ka  çka të tregohet, por  përmes ciceronëve plotësojnë një boshllëk  jo vetëm në kuptimin ideologjik e atdhetar , por edhe burim  inspirimi për vlera  të tjera.

Megjithatë debatin që   do ta mbarështoj brenda këtij  shkrimi  ka një  qëllim tjetër ajo është  Lufta  e armatosur   e Ushtrisë  çlirimtare për Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë e zhvilluar  nga  janari i vitit  2000  deri më 24  maj 2001. Ajo  e bëri   historinë  me atë kapacitet  strategjik që kishte,  me ato  mundësi logjistike  që kishte,  megjithatë i doli përballë  një makinerie  shumëfish më të përgatitur .   Kjo e arsyeton  qëllimin sublim  me efektet    në organizim të brendshëm të strukturës ushtarake me përmasat që kishte edhe UÇPMB.   

Natyrisht ajo që  nuk duhet harruar   një gjë, në përballje me armikun  humbën  jetën  28  dëshmor ,  natyrisht  pati  edhe  dëmtime  të tjera qoftë  në njerëz, por  edhe  pronën  private të  cilat  nuk do mend  se ekonomikisht   edhe u dobësua kjo popullatë e lënë në harresë. Megjithatë moralisht  ishte  stoike përballë furtunave diskriminuese qoftë politike  dhe  ushtarake. Sigurisht  gjaku   i asaj rinie  nga gjithë hapësirat  shqiptare  duke  i lënë disa gjymtyrët e trupit  e pjesa tjetër edhe jetën e tyre, për një parim të vetëm çlirimin e vendit  nga  barbaria e cila   shfrenohej çdo  ditë.

Tani  le të  bëjmë një  kahje tjetër  të  diskutimit,  sot pas 16 vitesh  ku jemi ne të gjallët në raport me ata  që  u përjetësuan për  idealin më të lartë  Lirinë e këtij nënqielli . Sa ne i kujtojmë ata, sa bëjmë ne kundrejt  vlerës së tyre  heroike . Natyrisht  se nuk janë harruar doemos  ata kujtohen në forma të  ndryshme . Përkujtimet  vjetore  janë evidente , kuptohet  për keqarardhje  me një pjesëmarrje  simbolike   nga institucionet   lokale  është  fare  e zbehtë  por  edhe nga   ana  e shoqërisë  nuk është për tu lavdëruar kjo pjesëmarrje . Kuptohet   në  disa raste edhe  arsyetohen deri diku edhe konfigurimet e varrezave  të  rënëve për liri  nuk  janë  të përbashkëta  në vendin tonë .

Sigurisht  kuptohet    një ditë   shumë ngjarje  në memorien  tonë  nuk do  të mbijetojnë,ato   do të   të  shuhen si kandil. Prandaj është nevojë imediate  që  megjithatë  ky  vend  të ketë  diçka të përbashkët për të  gjithë dëshmorët e lirisë,  Një shtëpi  muze, ku    do të sistemoheshin  mjetet e luftës që kanë poseduar këta luftëtar, do  të ruheshin edhe ndonjë objekt  interesant  që   e kanë pas  këta  dëshmor , fotografi të ndryshme  të  para dhe gjatë luftës.

Pse  jo   edhe fotografi  dëshmorëve por  edhe nga betejat dhe aksionet  luftarake  të përmasave më të vogla . Sigurisht se grumbullimi restaurimi  dhe konservimi  në ketë objekt  të përbashkët  do ta sfidonte  kohën  dhe  si  e  tillë krenaria  dhe atdhedashuria edhe gjeneratave të pastajme  do të jetë në piedestal .

Natyrisht  se këtu  duhet  unifikohen qëndrimet  edhe në  vija  institucionale   që  një objekt  i tillë të ndërtohet  dhe të administrohet  e që do të  thotë  ta ketë edhe  ciceronin e tij.  Duhet harmonizuar  qëndrimet për  lokalitetin  të  shikohet  ku mund të ngrihej një  i  tillë objekt shtëpi muze. Që pastaj  të vizitorët  të kenë një pikë  orientuese, për të mësuar për të kaluarën e lavdishme të UÇPMB-ës.   Duke e ditur  edhe  rrethanat në të cilat gjendemi, objekti si të  tillë që  do të duhej të  ndërtohet të  mos  i hiqet  as edhe një  tulle e vetme, por të ruhet .

Sigurisht   se  një objekt i tillë  ka edhe koston financiare,  si për ndërtim,   natyrisht  edhe për mirëmbajtje, prandaj  duhet të harmonizohen  qëndrimet edhe në këtë pikë . Pa diskutim është  e nevojshme  që  duhet të kemi objektin  muzeal  që nesër mos të  na tradhtoj historia  nga vet ne, duke u shlyer çdo gjë  nga memoria  ynë kolektive.

Shkruar nga: Rabit Veseli-Bujanoc

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Shqiptarët e Preshevës nuk votojnë për presidentin e Serbisë
Bejar Fazliu, karateisti që trajnoi edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration