A kanë dëshmorët e UÇPMB-s shtëpi të përbashkët?!
Dëshmitë më e mira faktografike për një periudhe të luftës, pa dyshim se janë monumentet, lapidarët , varrezat dhe muzetë . Si të tilla objekte arti këtë rast skulptura-përmendore të po ashtu varrezat qoftë duke i gdhendur në granit epigramet të ndryshme, pa dyshim që na sjellin në memorien kolektive ngjarje në momentet më sublime të kohës së ikur.Tërësia e një të kaluare s’do mend se gjithë atë heroizëm në mbrojtjeje të idealeve jo vetëm individuale , por edhe kolektive, do të duhej të shkruhej , jo vetëm nëpër fleta libri apo gazetash gjë që kjo nuk vihet në diskutim është njëra anë e medaljes. Si të tillë në qarqe studimore e historike një rol shumë dominues , doemos luajnë pjesa e objekteve tani më të transformuar me një objektiv tjetër siç janë: kullat, shtëpitë-muze dhe objekte tjera, që kanë qenë në shërbim të kohës.
Natyrisht duke ruajtur konturatë e objektit të mëparshëm arkitektonik, qoftë me një ridizajnim për efekte të cilat shfrytëzohen për të treguar jo vetëm të kaluarën , por edhe për të pas qasje sa më objektive të krijimit dhe rikrijimit të historisë të akcilës ngjarje që lidhet detyrimisht me objektin . Sigurisht se për shumë arsye në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni edhe janë ngritur të tilla objekte muzeale, në cilat ka çka të tregohet, por përmes ciceronëve plotësojnë një boshllëk jo vetëm në kuptimin ideologjik e atdhetar , por edhe burim inspirimi për vlera të tjera.
Megjithatë debatin që do ta mbarështoj brenda këtij shkrimi ka një qëllim tjetër ajo është Lufta e armatosur e Ushtrisë çlirimtare për Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë e zhvilluar nga janari i vitit 2000 deri më 24 maj 2001. Ajo e bëri historinë me atë kapacitet strategjik që kishte, me ato mundësi logjistike që kishte, megjithatë i doli përballë një makinerie shumëfish më të përgatitur . Kjo e arsyeton qëllimin sublim me efektet në organizim të brendshëm të strukturës ushtarake me përmasat që kishte edhe UÇPMB.
Natyrisht ajo që nuk duhet harruar një gjë, në përballje me armikun humbën jetën 28 dëshmor , natyrisht pati edhe dëmtime të tjera qoftë në njerëz, por edhe pronën private të cilat nuk do mend se ekonomikisht edhe u dobësua kjo popullatë e lënë në harresë. Megjithatë moralisht ishte stoike përballë furtunave diskriminuese qoftë politike dhe ushtarake. Sigurisht gjaku i asaj rinie nga gjithë hapësirat shqiptare duke i lënë disa gjymtyrët e trupit e pjesa tjetër edhe jetën e tyre, për një parim të vetëm çlirimin e vendit nga barbaria e cila shfrenohej çdo ditë.
Tani le të bëjmë një kahje tjetër të diskutimit, sot pas 16 vitesh ku jemi ne të gjallët në raport me ata që u përjetësuan për idealin më të lartë Lirinë e këtij nënqielli . Sa ne i kujtojmë ata, sa bëjmë ne kundrejt vlerës së tyre heroike . Natyrisht se nuk janë harruar doemos ata kujtohen në forma të ndryshme . Përkujtimet vjetore janë evidente , kuptohet për keqarardhje me një pjesëmarrje simbolike nga institucionet lokale është fare e zbehtë por edhe nga ana e shoqërisë nuk është për tu lavdëruar kjo pjesëmarrje . Kuptohet në disa raste edhe arsyetohen deri diku edhe konfigurimet e varrezave të rënëve për liri nuk janë të përbashkëta në vendin tonë .
Sigurisht kuptohet një ditë shumë ngjarje në memorien tonë nuk do të mbijetojnë,ato do të të shuhen si kandil. Prandaj është nevojë imediate që megjithatë ky vend të ketë diçka të përbashkët për të gjithë dëshmorët e lirisë, Një shtëpi muze, ku do të sistemoheshin mjetet e luftës që kanë poseduar këta luftëtar, do të ruheshin edhe ndonjë objekt interesant që e kanë pas këta dëshmor , fotografi të ndryshme të para dhe gjatë luftës.
Pse jo edhe fotografi dëshmorëve por edhe nga betejat dhe aksionet luftarake të përmasave më të vogla . Sigurisht se grumbullimi restaurimi dhe konservimi në ketë objekt të përbashkët do ta sfidonte kohën dhe si e tillë krenaria dhe atdhedashuria edhe gjeneratave të pastajme do të jetë në piedestal .
Natyrisht se këtu duhet unifikohen qëndrimet edhe në vija institucionale që një objekt i tillë të ndërtohet dhe të administrohet e që do të thotë ta ketë edhe ciceronin e tij. Duhet harmonizuar qëndrimet për lokalitetin të shikohet ku mund të ngrihej një i tillë objekt shtëpi muze. Që pastaj të vizitorët të kenë një pikë orientuese, për të mësuar për të kaluarën e lavdishme të UÇPMB-ës. Duke e ditur edhe rrethanat në të cilat gjendemi, objekti si të tillë që do të duhej të ndërtohet të mos i hiqet as edhe një tulle e vetme, por të ruhet .
Sigurisht se një objekt i tillë ka edhe koston financiare, si për ndërtim, natyrisht edhe për mirëmbajtje, prandaj duhet të harmonizohen qëndrimet edhe në këtë pikë . Pa diskutim është e nevojshme që duhet të kemi objektin muzeal që nesër mos të na tradhtoj historia nga vet ne, duke u shlyer çdo gjë nga memoria ynë kolektive.
Shkruar nga: Rabit Veseli-Bujanoc
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI