A do ta vizitojë Luginën e Preshevës, deklarohet presidenti Thaçi
Pavarësisht se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para pak ditësh vizitoi serbët e Kosovës, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pritet te shkojë në Luginën e Preshevës, raporton zeri.info.I pyetur nëse do ta bëjë një gjë të tillë, Thaçi ka thënë se është i bindur ta shtyjë përpara kërkesën e tyre, porse sipas tij, nuk mund ta vizitojë Luginën pasi është i “dënuar” nga Serbia.
“Jetoj me preokupimet e tyre dhe për këtë jam i bindur që këtë çështje ta shtyjë përpara. Ju të gjithë e dini që unë jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim mua Serbia nuk ma ka falë dhe as që kërkoj. Unë nuk kam vendim për kalimin e kufirit dhe për ballafaqim me policinë serbe. Kur ka qenë koha jam ballafaquar me ta. Edhe sot përfaqësuesit më ftuan që ta vizitoj. Nuk e kam bërë kurrë një kërkesë të tillë sepse mund ta paramendoj përgjigjen e tyre”, ka theksuar ai.
Megjithëkëtë, Thaçi ka thënë se ka deputetë kosovarë që ta vizitojnë Luginën.
“Por pavarësisht a do t’i vizitoj apo jo, unë do të punoj për ta. Dua t’i vizitoj, janë komuniteti më i diskriminuar. Por në të njëjtën kohë Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi, por e di që as ata nuk munden sepse janë të ndjekur dhe të dënuar nga lufta. Por ata që mund ta vzitojnë duhet të jenë më shpesh në Preshevë, por me qëllimin mbështetës. Ka të atillë që mund të shkojnë pa asnjë therrë në këmbë, do të doja të shkonin”, ka nënvizuar ai.