35 vjet më parë Revolucioni i Kadifenjtë në Çeki e Sllovaki Protestues të mbledhur në Sheshin Venceslas, Pragë, gjatë Revolucionit të Kadifenjtë më 21 nëntor 1989, me pjesëmarrjen e rreth 200,000 njerëzve.
Rajoni dhe Politika

35 vjet më parë Revolucioni i Kadifenjtë në Çeki e Sllovaki

24.Nov.2024 21:52
0

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, ndryshimi i sistemit politik në Çeki dhe Sllovaki (asokohe Çekosllovaki) kaloi paqësisht. Partia Komuniste nuk kishte më fuqi t'i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë. Demonstratat e 17 nëntorit 1989 në Pragë shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë. Studentët çekosllovakë u mblodhën për të përkujtuar Jan Opletal, një student i vrarë nga nazistët në vitin 1939. Por për shkak të rënies së Murit të Berlinit një javë më parë, kjo ceremoni përkujtimore u kthye në një demonstratë masive politike. Policia ndërhyri me forcë dhe përdori shkopinj gome kundër protestuesve. Bilanci: 600 të plagosur. 

Olga Havlova duke dëgjuar të shoqin Vaclav Havel dhe të vëllanë Ivan Havel, në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut "Karta 77".Olga Havlova duke dëgjuar të shoqin Vaclav Havel dhe të vëllanë Ivan Havel, në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut "Karta 77".
Olga Havlova duke dëgjuar të shoqin Vaclav Havel dhe të vëllanë Ivan Havel, në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut "Karta 77".Fotografi: AP

Thirrja për grevë dhe bashkimi i qytetarëve

Të nesërmen, studentët bënë thirrje për një grevë pa afat. Kryeministri komunist i pjesës çeke të republikës, Frantisek Pitra, u përpoq të qetësonte situatën përmes një fjalimi televiziv: "Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime dhe me këmbim mendimesh."

Protestave filluan t'u bashkohen gjithnjë e më shumë qytetarë – mes tyre edhe shkrimtari Vaclav Havel, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut, Karta 77, kishte kaluar pesë vjet në burg.

Më 24 nëntor në Pragë u zhvillua një demonstratë masive, gjatë së cilës turma thërriste emrin e Havelit, ndërsa reformatori komunist Alexander Dubcek dhe aktivistë të tjerë të Pranverës së Pragës kërkuan dorëheqjen e të gjithë Byrosë Politike, gjë e cila ndodhi pak pas kësaj.

Vaclav Havel, i veshur me frak, dhe bashkëshortja e tij Dagmar Havlova ecin mbi tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Karlsbad më 7 korrik 2007. Në sfond, njerëz që presin pas një gardhi sigurie.Vaclav Havel, i veshur me frak, dhe bashkëshortja e tij Dagmar Havlova ecin mbi tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Karlsbad më 7 korrik 2007. Në sfond, njerëz që presin pas një gardhi sigurie.
Vaclav Havel, ish-president dhe dramaturg çek, së bashku me bashkëshorten e tij Dagmar Havlova, gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Karlsbad më 7 korrik 2007.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Motoja e Revolucionit të Kadifenjtë

"Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë gënjeshtrave dhe urrejtjes" – këto fjalë të Havelit u bënë motoja qendrore e revolucionit. Megjithatë, udhëheqja komuniste nuk ishte ende gati të hiqte dorë plotësisht nga pushteti. Pas një greve të përgjithshme dhe protestave masive në mbarë vendin, më 5 dhjetor u hoq teli me gjemba në kufirin me Austrinë. Më 10 dhjetor u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, me shumicë jo-komuniste. Dinamika e transformimeve nuk mund të ndalej më.

Ky artikull u përkthye nga gjermanishtja dhe u botua për herë të parë në shqip, më 17 nëntor 2009

Tentohet anulimi i subvencionit nga Kosova për bujqit shqiptarë në Luginë (vendimi)
Rrahje e grushte mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration