" Zëri i Luginës " dëgjohet edhe në Greqi (foto&video)
Lokale

" Zëri i Luginës " dëgjohet edhe në Greqi (foto&video)

25.Sep.2015 08:04
0
Pushimorja bregdetare greke, Paralia, ishte nikoqire e Festivalit të pestë ndërkombëtarë të ansambleve, shoqërive kulturo artistike si dhe koreve nga dhjetëra shtete evropiane.

Pjesë e manifestimit është edhe Shoqëria Kulturoro-artistike  “ Zëri i Luginës “ nga Bujanoci e cila është prezantuese e vetme e këtij zhanri kulturor nga gjitha viset shqiptare.

Në vazhdën e paraqitjeve publike, grupi i valltarëve të “ Zërit të Luginës “ të mërkurën në mbrëmje  ka performuar në qendër të Paralisë, ngjarje kjo e cila në masë të madhe gëzoi kureshtje nga publiku vendor por edhe një numër i konsiderueshëm i turistëve nga e gjithë bota.

 Padyshim, kjo paraqitje në masë të madhe ka entuziazmuar edhe emigrantët shqiptarë në këtë pjesë të Greqisë. Përveç paraqitjes skenike emocion të veçantë tek emigrantët ka zgjuar edhe defilimi i vashave dhe djemve shqiptarë me veshje kombëtare.

Duke u gjetur në një situatë të tillë, mjaft të gëzuar ishin edhe vet drejtuesit e “Zërit të Luginës “.

“ Ishte një privilegj i madh për ne si shoqëri të jemi pjesë e një festivali të tillë ndërkombëtarë kur kihet parasysh se shumë pak grupe kulturore shqiptare ftohen në Greqi “, u shpreh për Titullin koreografi Burhan Limani, i cili në emër të Sh.K.A. “ Zëri i Luginës “ u nderua me mirënjohje nga organizatorët.

E lumtur për pjesëmarrje shprehet edhe valltarja Leonita Hajdari. “ Ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, kjo më stimulon të punoj edhe më shumë dhe sa më denjësisht t’i prezantoj shqiptarët “, thotë ajo.

Edhe valltari Isa Kastrati  është krenar me performansën në Greqi.

“ Gjithçka kaloi për mrekulli, përfshirë organizimin, akomodimin, kushtet dhe natyrisht shoqërinë këtu “, theksoi ai.

Të enjten ndërkaq,  Sh.K.A. “ Zëri i Luginës “ ka vallëzuar në pushimoren e njohur “ Olimpic Beach “.Edhe këtu, vashat dhe djemtë nga Bujanoci shfaqën një performansë të shkëlqyeshme të valles së karadakut.

Në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar  të këngëve dhe valleve “ Muzika dhe deti“ i cili ka nisur më 21 dhe mbaron më 26 shtator po marrin pjesë rreth 700 anëtarë, kryesisht nga Greqia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Ukraina, Polonia, Bjellorusia, Rusia, etj.

Portali Informativ-Titulli ka përcjell  këtë ngjarje kulturore për së afërmi në Greqi dhe  së bashkë me grupin  e Shoqërisë Kulturore-artistike  “ Zëri i Luginës “ ka vizituar edhe vende tjera turistike në shtetin helen./Titulli.com/

Paralia-Keterini, Greqi;  Shtator 2015      

VIDEO:

Gjendje e rëndë, në Preshevë 970 familje me ndihma sociale (Foto & Video)
Kroacia e rrept, kthen nga kufiri edhe shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration