" Kemi talentë të shumtë por s'kemi kushte dhe organizim të duhur "
Pas shtjellimit të shumë temave të karakterit politik e shoqërorë, në TV Spektri të premtën në mbrëmje është diskutuar edhe rreth zhvillimit të sportit.Në këtë drejtim, mysafirë në emision ishin Bajram Fejzullahu, kryeshef i Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore dhe Shërbime Publike pranë komunës së Bujanocit dhe Sedat Pajaziti, trajner i liçencuar futbolli.
Bashkëbiseduesit theskuan ngritjen e nivelit të sportit si parakusht për një rini të shëndoshë, ndërsa si hendikep përmendën mungesën e nevojshme të infrastrukturës dhe fondeve por edhe angazhimin joadekuat të prindërve.
Ndër mangësitë në zhvillimin e sportit u numëruan edhe aktivitetet e pamjaftueshme nëpër shkolla.
Një pjesë bukur e madhe e emisionit i’u kushtua futbollit si sportit më të popullarizuar dhe më masovik edhe tek ne.
Në këtë segment u çmua rroli i shkollës së futbollit të Kf “ Tërnoci “ e cila rezultoi me zbulimin e shumë talentëve disa prej të cilëve me shumë sukses mbrojtën edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë. /Titulli.com/
Emisioni i plotë Zhvillimi i sportit: