Identifikohet trupi i gjetur në lumin e Gjilanit, dyshohet se viktima është Besnik Osmani nga Presheva?
Lokale

Identifikohet trupi i gjetur në lumin e Gjilanit, dyshohet se viktima është Besnik Osmani nga Presheva?

04.May.2020 16:01
0

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se të hënën në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete.

Në trupin e pa jetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020 dhe me këtë rast dyshohet se bëhet fjalë për Besnik Osmani nga Presheva për të cilin është raportuar se kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit, transmeton Titulli.com.

Thuhet se ai kishte tentuar të hyjë në vendkalimin në Muçibabë nga Kosova në Preshevë por për shkak të mbylljes së kufirit ai nuk ka mundë të kalojë legalisht në drejtim të shtëpisë së vet në Preshevë./Titulli.com/

Deputetja e Parlamentit Evropian kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi
Serbia shpall zgjedhjet më 21 qershor, tubimet parazgjedhore pas konsultimit me mjekët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration