Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë në shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lokale

Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë në shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

09.Aug.2019 17:36
0

Në fokus të këtij takimi ishin të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Hoxhaj me këtë rast theksoi se mbështetja e Kosovës për Luginës nuk do të mungoj.

Ai shtoi se Kosova duhet të insistojë për reciprocitet të plotë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, ashtu si i ka pakica serbe në Kosovë.

“Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre. Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.”

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës ndër të tjera tha se pa respektimin e të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet rajoni.

“Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit. Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.”

Mbahet tryezë: Liria fetare avancohet dialogu mungon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration