Hoxhaj: Do t’i pajisim shqiptarët e Luginës me pasaporta të Kosovës
Lokale

Hoxhaj: Do t’i pajisim shqiptarët e Luginës me pasaporta të Kosovës

28.Aug.2019 15:53
0

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin. Hoxhaj përmes Facebookut ka njoftuar se ka diskutuar me të parin e Preshevës për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.

Hoxhaj ka shkruar se qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do të luftojë fushatën e egër të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK-ja do të lehtësojë pajisjen me pasaporta për shqiptarët e kësaj ane.

“ PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration