Hoti takon përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës:  Trajtojë edhe çështjet të tjera
Lokale

Hoti takon përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës: Trajtojë edhe çështjet të tjera

29.Sep.2020 15:59
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Hoti ka theksuar se Qeveria do të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Zyra do të trajtojë edhe çështjet të tjera, që nuk janë listuar në këtë vendim, por që dalin si kërkesa dhe nevoja eventuale nga qytetarët, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Hoti.

Ai thotë se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar vendimin për themelimin e zyrës për ofrimin e asistencës për qytetaret e kësaj ane.

“Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e vlerësuan lart vendimin për themelimin e zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Tani na mbetet të intensifikojmë bashkëpunimin dhe t’i adresojmë nevojat e qytetarëve të kësaj ane”, ka thënë Hoti.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration