Hoti premton mbështetje për shqiptarët e Luginës
Lokale

Hoti premton mbështetje për shqiptarët e Luginës

19.Jun.2020 17:15
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të cilët bisedoi për proceset e përgjithshme në vend, për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e kësaj pandemie.

Hoti me këtë rast, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të këtyre trevave.

Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për përkrahjen për këto tri komuna në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

Ndërsa, përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e falënderuan Hoti për pritjen dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Fillon heshtja zgjedhore, votimi më 21 qershor
Cakaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Vetëdija kombëtare mbi interesat partiake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration