Historike: Shqiptarët fituan 30 këshilltarë në Bujanoc
Lokale

Historike: Shqiptarët fituan 30 këshilltarë në Bujanoc

08.May.2012 20:59
0
Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit ka përfunduar mbledhjen dhe sipas informative që ka marrë dhe konfirmuar portal Titulli, partitë shqiptare në përbërjen e re të kuvendit të komunës së Bujanocit do të kenë 30 mandate nga gjithsejtë 41. Partia Demokratike do të kenë 12 ulëse në kuvend, Partia për Veprim Demokratikë 9, Lëvizja e Progresit Demokratik 6, Grupi i qytetarëve “Dr. Stojanca Arsiq” 5, Koalicioni “Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” 4, Unioni Demokratik Shqiptar 3 këshilltarë dhe “Të aktivizojmë Bujanocin”-Tomisllav Nikolliq 2 ulëse në kuvendin e komunës së Bujanocit. Komisioni Komunal Zgjedhor do të verifikojë këto të dhëna dhe pas pak çastesh do të dalë me këto rezultate preliminare. Vlen theksuar se në mbledhjen e KKZ-së u shqyrtuan edhe ankesat që kishin ardhur nga tre subjektet serbe, por KKZ hodhi poshtë ato duke hapur rrugën për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale  të 6 majit. Në zgjedhjet lokale të komunës së Bujanocit garuan 13 subjekte, prej tyre 4 shqiptare, 7 serbe dhe 2 rome. Të gjitha partitë shqiptare do të jenë në përbërjen e re të kuvendit, ndërsa katër subjektet serbe dhe dy rome nuk kanë kaluar pragun për të pas përfaqësuesit në kuvend. Të drejtë vote në komunën e Bujanocit kishin 39.022 qytetarë, kurse këtë të drejtë në zgjedhjet lokale e kanë shfrytëzuar 18.035 qytetarë. Në përbërjen e kaluar, partitë shqiptare kishin gjithsejtë 23 mandate nga 41./Titulli.com/

 
“Vatra” uron shqiptarët e Bujanocit dhe Preshevës
E vërtetë, katër tërnocas në Kombëtaren Kuq e Zi !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration