Lokale
E vërtetë, katër tërnocas në Kombëtaren Kuq e Zi !
Talenti tërnocas Rinor Taipi i cili të enjten (më 3 maj) është grumbulluar me kombëtaren Shqiptare U17, sot ka udhëtuar për në Bosnje ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë për kombëtaren kuq e zi.
Siç ka konfirmuar për Titullin trajneri i K.F.Tërnocit Sadat Pajaziti, kjo është ndeshja e parë e Rinorit që luan për kombëtaren shqiptare U17, pas përzgjedhjes së tij nga Federata Shqiptare e Futbollit muajin e kaluar në kampin dyditorë për zbulimin e talentëve në Kosovë.
Nuk mbaron me kaq ky lajm i mirë për fansat e futbollit, e sidomos ata të K.F. Tërnocit.
Sot edhe një tjetër ish lojtarë i këtij klubi tërnocas i është bashkuar Kombëtares Shqiptare U21.
Bëhet fjalë për Gjelbrim Taipin, kushëririn e Rinorit, i cili luan për klubin e futbollit Shkëndia nga Tetova.
Gjelbrimi, sot është grumbulluar me këtë kombëtare ku do të provohet nga udhëheqësia e saj.
Gjelbrimi, më 6 prill mori një ftesë nga sekretari i përgjithshëm i FSHF Eduard Prodani, në të cilën kërkohet lirimi për disa ditë i lojtarit në fjalë nga Shkëndija, për tu grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare U21.
Me bashkimin e Rinorit dhe Gjelbrimit me Arbnor Fejzullahun (U21) dhe Almedin Muratin (U17) në Kombëtaren Shqiptare në Futboll, numri i lojtarëve nga Tërnoci që mbrojnë ngjyrat e kësaj skuadre të zemrës shkon në katër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!