Historike: Medvegja me kryetar shqiptar
Një ditë pas dhënies së lamtumirës së fundit kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkoviq, i cili ndërroi jetë papritmas, kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyre.Këtë e ka konfirmuar për medvegja.net vetë Florim Sahiti, i cili deri më tani ishte zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës.
Të gjitha kompetencat e kryetarit të Komunës tanimë kanë kaluar te Sahiti, i cili këtë post do të vazhdojë ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kjo është hera e parë në historinë e re të Medvegjës që ajo drejtohet nga një kryetar shqiptar, transmeton Titulli.
Kryetari i ndjerë i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq (52) ka ndërruar jetë të dielën (23 nëntor) si pasojë e sulmit në zemër./Titulli.com/