Hiqet flamuri edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar (Foto)
Lokale

Hiqet flamuri edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar (Foto)

02.Dec.2014 10:45
0

Flamuri kuq e zi është hequr nga ndërtesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) pas katër ditë të valimit të tij.

Sikurse heqja e flamujve kombëtar nga ndërtesat e Administratës Komunale në Bujanoc dhe Preshevë edhe në ballkonin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptarë me seli në Bujanoc, nuk valon më flamuri me shqiponjën dykrenore, raporton portali informativ Titulli.com.

Ky simbol kombëtar, në objektin e këtij organi shtetëror, i themeluar enkas për shqiptarët, u vendos më 28 nëntor nga kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, në ditën e festës kombëtare.

Për dallim nga dy flamujt tjerë të vendosura në institucionet lokale, të cilat u hoqën brenda disa orëve, në KKSH ai qëndroi më gjatë, deri në orët e para të ditës së martë.

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët drejtojnë komunën Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, si dhe kryetari i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, edhe pse e dinin se ligji në Serbi nuk lejon përdorimin zyrtarë të këtij simboli, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet në Këshillë, kishin deklaruar se atë do ta mbronin. /Titulli.com/

Blic: KKSH nuk ka marrë leje për vendosjen e flamurit (Foto)
Mjeshtri i shumë gjeneratave të karatesë në Luginë, seminar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration