Blic: KKSH nuk ka marrë leje për vendosjen e flamurit (Foto)
Flamuri shqiptar, që ishte vendosur të premten në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, vazhdon të valojë në këtë ndërtesë.
Përveç në ndërtesën e Këshillit Kombëtar në Bujanoc, flamuri me shqiponjën e zezë valoi për disa orë edhe në ndërtesat komunale në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse përkrah flamujve të shtetit serb.
Sipas portalit 'Blic', "shqiptarët janë i vetmi komunitet minoritar në Serbi, Këshilli Kombëtar i të cilëve nuk e ka flamurin e vet, por në vend të kësaj, kundërligjshëm përdorin flamurin e Shqipërisë", transmeton Telegrafi.
"Tensionime të tilla në jug të Serbisë paraqiten sa herë afrohet festa e Flamurit Kombëtar, më 28 Nëntor".
Siç raporton Blic, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve nuk ka marrë leje nga askush për ta vendosur të premten flamurin e Shqipërisë në objektin e saj, i cili ka vazhduar të qëndrojë aty edhe gjatë vikendit.
"Flamurin e Shqipërisë të premten e ka vendosur në Bujanoc, kryetari i ri i Këshillit nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.
Sipas këtij portali, ai e kishte vendosur flamurin në tarracën e ndërtesës, kurse më pastaj në praninë e kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifit dhe Ragmi Mustafës, ua kishte uruar të tubuarve Ditën e Flamurit", shkruan portali serb. /Titulli.com/