Haziri përsëritë: Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish në një postim të tij është deklaruar se është pro ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.
Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në juglindje të Kosovës duhet të jetë në Ristovc.
Ndërsa debatet për rastin e Karaçeves dhe rrugës Deçan – Plavë, i ka quajtur fjalamani.