Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore
Lokale

Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

20.Jan.2019 20:08
0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.

Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, i ka bërë në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar në Zvicër.

 

“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.

Në këtë konferencë kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi tha se qytetarët që jetojnë në diasporë shfaqën interesimin e tyre për të ardhmen e Luginës së Preshevës dhe u njoftuan për së afërmi me proceset nëpër të cilat bashkërishtë po kalojmë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se  Lugina e Preshevës e bënë ekuivalencën ne procesin e dialogut Kosovë - Serbi.

 

Gjilani nderon Jonuz Musliun, lideri i luftës dhe i paqes
Bugajski: Ndarja e Kosovës lojë ruse për copëtim të Ballkanit, Beogradi se lëshon Luginën e Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration