Haradinaj: Nuk u provokua Beogradi me lapidarin e UÇPMB-së
Lokale

Haradinaj: Nuk u provokua Beogradi me lapidarin e UÇPMB-së

27.Feb.2013 11:11
0
[caption id="attachment_55675" align="alignleft" width="300"]Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj[/caption] Lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk e kanë provokuar Qeverinë e Serbisë me lapidarin e vendosur në sheshin e Preshevës. Gjatë qëndrimit në emisioni “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, Haradinaj ka thënë se shqiptarët në Luginë janë flijuar në kërkim të lirisë dhe kjo ishte e drejt universale. “Unë besojë që vendosja e lapidarit të UÇPMB-së nuk ishte provokim. Qeveria serbe edhe nga aspektet legale kishte bërë një marrëveshje me UÇPMB-në, një marrëveshje të paqes dhe kishte pranu si një lloj pale UÇPMB-në. Nëse flasim nga ligjet e brendshme të Serbisë por edhe nga parimet e të drejtës dhe lirisë, është e drejt universale dhe njerëzit atje ishin fliju në kërkim të lirisë e cila iu mohua edhe popullit serb nga regjimet e mëhershme”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se shqiptarët në Luginë aspirojnë që të jenë pjesë e Kosovës dhe sipas tij është e drejtë e tyre për të kërku me i taku trungut amë ashtu si edhe në vendet tjera. Mirëpo Haradina tha se “ata me siguri e kanë pas edhe si opsion të vetin arritjen e më shumë lirive në vend të vet”. “Edhe pse e kanë një aspiratë të bashkimit me trungun amë, ata sot politikisht kanë një listë të kërkesave për më shumë liri në vendin ku jetojnë”, ka shtuar kryetari i AAK-së. Në pyetjen e gazetarit, se në qoftë se në veriun e Kosovës në zonat e banuara me serbë do të ngritet një monument kushtuar pjesëtarëve serb të vrarë në luftë kundër shqiptarëve,si do të ishte reagimi i Qeverisë së Kosovës, Haradinaj tha se Qeveria është shumë gjeneroze në trajtimin e specifikave të komuniteteve. “Nuk mund të flasim politikisht për një rast të tillë, por jam i bindur se Kosova do të sillej në bazë të standardeve Evropiane dhe ne asnjëherë s’do të kishim me dëshmu forcën ndaj një përmendoreje”, ka përfunduar Haradinaj./Titulli.com/
Nuk i kryejnë obligimet, mbeturinat ja çojnë te dera
Gjuetarët që “shënjestruan” shqiptarët e Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration