Haradinaj dyshon se ka projekt për dorëzimin e veriut të Kosovës te Serbia
Lokale

Haradinaj dyshon se ka projekt për dorëzimin e veriut të Kosovës te Serbia

19.Oct.2021 11:19
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se rendi dhe ligji në veri të vendit është më i dobët pas dy aksioneve të fundit të policisë në atë pjesë.

Haradinaj ka thënë se ka projekt për ta dorëzuar veriun, duke e krahasuar qasjen e kryeministrit Albin Kurtit ndaj asaj pjese, me atë të Mikheil Saakashvilit, i cili ishte president i Gjeorgjisë kur vendi i tij humbi territor pas luftës me Rusinë. 

Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria pse po ndodh kjo në veri.

“Dy herë operimi në veri është i ngjashëm me qasjen e Saakashvilit , po bëhet qëllimshëm me dorëzua veriun, është projekt diku, ata që merën me rendin dhe ligjin e dinë që Kosova është më e dobët në veri në rend dhe ligjt pas këtyre dy aksioneve. Kërkoj sqarime të detajuara dhe pse po ndodh kjo në veri pas gjithë këtyre proceseve që kemi kaluar”, ka deklaruar Haradinaj.

Policia e Kosovës kap mall kontrabandimi me prejardhje nga drejtimi i Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration