Lokale
Hapen pishinat, temperatura 34 gradë celsius (video)
Shumë të rinj sot ishin drejtuar pishinave për tu freskuar në këto temperature të larta që po mbretërojnë në rajonin tonë.
Pishina në pompën e Benzinës “Agimi” në Bujanoc, sot ka hapur dyert për të pranuar qytetarë të cilët dëshirojnë të freskohen në këto ditë të nxehta që arrijnë temperaturën deri në 34 gradë celsius.
“Sot është dita e parë që kemi filluar dhe siç po e shihni ka shumë vizitorë, sidomos të rinj”, tha për Titullin Alma Aliu, përfaqësuese e kësaj pishine.
Ajo shtoi se kjo pishinë i plotëson të gjitha kushtet e parapara, ndërsa për sigurinë e tyre kujdesen edhe dy persona kujdestar.
“Pishina është e ndërtuar sipas standardeve të larta sit ë sigurisë, po ashtu edhe të pastërtisë, ndërsa ka mundësinë të pranojë nga 400-600 qytetarë, duke pasur parasysh moshën e tyre”, përfundoi Alma Aliu.
Meteorologët kanë paraparë që edhe ditëve në vijim të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperaturë që gjatë fundjavës në disa vende mund të arrijnë edhe deri në 36 gradë celsius. /Titulli.com/
http://youtu.be/wzIbIYBk4p0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!