Haliti: E ardhmja e Luginës së Preshevës është e lidhur ngushtë me të ardhmen e Kosovës
Lokale

Haliti: E ardhmja e Luginës së Preshevës është e lidhur ngushtë me të ardhmen e Kosovës

30.Sep.2019 12:06
0

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, Xhavit Haliti dhe njëherë personalitet i shumë proceseve politike në Kosovë përmes një deklarate është shprehur për të ardhmen e Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë se mungesa e gjykatës dhe prokurorisë, loja politike me vendkalimin kufitar Miratoc - Llojan mes dy vendbanimeve shqiptare, njëri në Serbi e tjetri në Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të jenë pjesë e përditshmërisë suaj, shkruan Titulli.com.

“E ardhmja juaj është e lidhur ngusht me të ardhmen tonë si shtet dhe me fuqizimin si faktor i rëndësishëm në demokratizimin e rajonit. Pa e harruar kurrë kontributin dhe sakrificën e të gjithë shqiptarëve në çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit tonë, në veçanti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është momenti që Republika e Kosovës të luaj rolin e saj në raport me ju”, thuhet në deklaratën e Halitit dërguar redaksisë së Titulli.com.

Haliti është shprehur i qartë duke thënë se duhet të jetë dhe të sinqertë ndaj jush dhe së bashku të punojmë për lehtësimin e kushteve të jetës për qytetarët e zonës suaj.

“Dialogu Kosovë - Serbi me një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve duhet të përfundojë në atë mënyrë që Kosova mos të humb ndërsa ju të përfitoni. Të përfitoni një jetë me dinjitet dhe pa diskriminim, çështje të cilat duhet të shtrohen nga shteti ynë në tavolinën e bisedimeve” ka thënë mes tjerash Haliti.

Sipas tij është obligim i Kosovës që të asistojë në edukimin universitar tinin  por edhe të aktivizohen politikisht që diplomat që merren në Kosovës të njihen përfundimisht nga Serbia.

“Pasivizimi i vendbanimeve tuaja është vepër në kundërshtim të plotë të vlerave evropiane dhe ne këtë çështje do ta ngrinim në instancat më të larta ndërkombëtare. Asistenca dhe fokusi primar i yni do të jetë fuqizimi i ekonomisë përmes ndërhyrjeve në kapacitet e bizneseve ekzistuese dhe në tërheqje të investitorëve nga jashtë, siç e kemi tashmë një rast në Preshevë, edhe të investitorëve nga Kosova”, thuhet në deklaratën e Halitit dërguar Titulli.com.

Kandidati për deputet dhe ish nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se mandati i ardhshëm i qeverisës së Kosovës  do të jetë me peshë të jashtëzakonshme të proceseve dhe si i tillë duhet që të jetë syçelë dhe pragmatik në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

 

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Kamberi: Do të punësohen 3 mjek shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration