Lokale
Halimi: Me kërkesat tona janë njoftuar edhe ndërkombëtarët
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kreu i PVD-ës, Riza Halimi njëherit edhe deputet popullor kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Thaçi dhe zv. të tij se Prishtina, nuk bën kërkesa në emër të tyre pa një artikulim paraprak nga Lugina.
Deputeti Riza Halimi ka potencuar se me kërkesat e shqiptarëve të Luginës pos qeverisë së Kosovës të njoftuar janë edhe faktori ndërkombëtar .
Për kryetarin e Preshevës këto deklarata janë një lojë dhe farse politike , pasi Lugina është e qartë në kërkesat e tyre duke pas parasysh referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 dhe platformën politike të 14 janarit të viti 2006. Mustafa ka thënë se lidershipi në Kosovë e sidomos kryeministri Thaçi është i njoftuar vazhdimisht me kërkesat e shqiptarëve të Luginës , që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë e gjer tek ardhja e dokumentit të Pakos së Ahtisarit .
Mustafa ka thënë se orientimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është për bashangjitje me Kosovë dhe këtë e ka të njohur kryeministri Thaçi e Daçiç , dhe kjo duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve në Brukesel.Në fund kryetari Mustafa ka thënë se këto deklarata nuk i kontribuojnë mirëqenies dhe stabilitetit të shqiptarëve të Luginë së Preshevës sepse ata e kanë thënë verdiktin e tyre për mes referendumi të marsit 1992./Titull.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!