Halimi kërkon raport për të gjitha komunat, e jo vetëm për Preshevë e Bujanoc
Lokale

Halimi kërkon raport për të gjitha komunat, e jo vetëm për Preshevë e Bujanoc

02.Aug.2014 03:19
0

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka kërkuar të premten të dhëna për komunat rreth borxheve të rrymës në Serbi.

”Dëshiroj të jepet raporti për çdo komunë se sa kanë borxh dhe sa ngecin në pagesa të rrymës e jo në mënyrë paushalle të flitet se vetëm Presheva dhe Bujanoci nuk paguajnë”, tha Halimi në Parlamentin e Serbisë gjatë debatit për amendamente për ligjet mediale.

Halimi është lajmëruar sipas shkeljes se Rregullores së punës pas fjalimit të deputetit të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) Vlladimir Gjukanoviq i cili reagoi në fjalimin e deputetit të Partisë së re Demokratike Zoran Zhvikoviq, transmeton Titulli.

Gjykanoviq tha se “dikush ka refuzuar subvencionet nga shteti, ka bërë vreshta, ka ftuar popullin të mos paguaj rrymën, prandaj ishte trim si dikush nga Presheva dhe Bujnaoci që gjithashtu nuk paguajnë rrymën”.

Halimi pastaj është lajmëruar për shkelje e të Rregullores meqë Gjykanoviqi,siç tha haptas, pa arsye dhe pa kurrfarë shënime ka diskriminuar një mjedis në kontekstin negativ ka përmend Preshevën dhe Bujanocin.

Përndryshe, Elektrodistribucioni të premten ka dalë më të dhënat rreth borxheve ku në fokus vendosen komunat Bujanoc dhe Preshevë, për dallim nga komunat tjera në Serbi.

Me këtë rast sipas Elektro Distribucionit të Serbisë (EDS) deri më sot Bujanoci me Preshevën kanë rreth dy miliardë dinarë borxhe, rreth 992 milionë dinarë Bujanoci, kurse Presheva rreth 926 milionë dinarë./Titulli.com/

Gojkoviq: Vuçiq nuk ka përdorë gjuhë ofenduese
Gazetari e shkrimtari nga Lugina: St.Martin, ishulli në Karaibe me të gjitha stinët verë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration