Halili: NP “Komunalia” po zgjidh problemet e trashëguara me vite (video)
Lokale

Halili: NP “Komunalia” po zgjidh problemet e trashëguara me vite (video)

07.Sep.2020 11:11
0

Ndërmarrja më e madhe komunale publike “Komunalia” në Bujanoc vazhdon me zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga udhëheqësia e mëparshme, kështu vlerëson Ruzhdi Halili, kryetar I organit t përkohshëm të kësaj ndërmarrje, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se me përkrahjen edhe të pushtetit lokal aktual është zgjidhur një  I problem prolonguar me vite dhe i rëndësishëm për ndërmarrjen që ai drejton.

“Padia e 73 punëtorëve ndaj ndërmarrjes lidhur me pagesën e shujtës, problem ky që tashmë është zgjidhur dhe punëtorët e kanë tërhequr padinë ndërsa pagesa ka filluar ti kryhet”, tha mes tjerash Halili.

Halili ka folur edhe për funksionimin e kësaj ndërmarrje dhe problematikat tjera.

Në seancën e dytë të përbërjes së re të kuvendit komunal më 28 korrik të këtij viti është emëruar Ruzhdi Halili nga PD për kryetar të organit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Komunalia”/Titulli.com/

Analiza për informimin shqip e mbështetur në media “fantome” në Bujanoc, KKSH diskuton online
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration