Lokale
Hakerët ultimatum politikanëve të Luginës, “do të publikojmë dokumente sekrete”
Grupi i hakerëve i vetëquajtur “Albanian Anonymous” i ka dhënë ultimatum politikanëve të Luginës që të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Serbisë, në të kundërt do të publikojnë çdo komunikim elektronik që kanë pasur nga 22 tetor i vitit të kaluar.
Dokumenti i “Albanian Anonymous” i cili ka arrit në adresën elektronike të portalit informativ Titulli.com nga email adresa AN@aca.com, i jep ultimatum politikanëve shqiptarë të Luginës për të përmbushur kërkesat e mëposhtme:
“Kryetarët e partive politike shqiptare në Kosovën Lindore Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që brenda afatit të caktuar të tërhiqen nga të gjitha institucionet e okupatorit (Komunale , Regjionale dhe Parlamentare).
Të ndërtojnë institucionet legjitime të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë.
Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë ta shpallin policinë , gjykatat , ushtrinë dhe të gjitha institucionet tjera serbe ,të jashtëligjshme.
Këto Kuvende të shpallin Serbinë shtet kolonizatorë dhe të kërkohet në përputhje me të drejtat ndërkombëtare për popujt e kolonizuar, dekolonizimi i Kosovës Lindore dhe dëmshpërblimi financiar.
Kërkesa ti adresohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për verifikimin e legalitetit të kolonizimit serb 100 vjeçar të Kosovës Lindore”.
Për të përmbushur 80 për qind të këtyre kërkesave, “Albanian Anonymous”, politikanëve të Luginës i ka dhënë një afat prej 60 ditëve, duke filluar nga 26 prilli.
Ky grup i hakerëve njëherit ka marrë përsipër edhe marrjen nën kontroll të adresës elektronike të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, përmes së cilës u dezinformua opinioni me deklaratë të rrejshme se gjoja ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat. /Titulli.com/
*****************************************************************************************************************************
Më poshtë keni të plotë ultimatumin që ka mbërri në adresën e Titullit
Komuniteti Kombëtar i Hacktivistëve "AlbaAnonymous"
KERKESE ULTIMATIVE
Për: Liderët politikë shqiptarë në Kosovën Lindore
Marrja nën kontroll e adresës elektronike të Kryetarit të Komunës së Preshevës ishte një DESHMI nga NE.
Ne:
nuk duam vllavrasje brenda shqiptare .
nuk bëjmë shantazh , mashtrime .
nuk bëjmë luftra personale .
nuk sulmojmë patriotët.
Por Ne:
luftojmë tradhtinë.
luftojmë armikun .
luftojmë mashtruesit.
Njoftojmë se:
Komuniteti ynë, nga data 22 tetorë 2012 -deri tani. Kemi kontrolluar , monitoruar , cdo komunikim elektronikë të adresave elektronike të partive lokale shqiptare , liderëve politikë , komunikimeve personale .
Komuniteti ynë jep afatë prej 60 ditësh ( numërimi fillon nga data 26 Prill 2013 përfundon me 24 Qershor 2013):
Kryetarëve të partive politike shqiptare në Kosovën Lindore Preshevë , Bujanovc dhe Medvegjë që brenda afatit të caktuar të tërhiqen nga të gjitha institucionet e okupatorit ( Komunale , Regjionale dhe Parlamentare).
Të ndërtojnë Institucionet legjitime të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë.
Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë ta shpallin :
policinë , gjykatat , ushtrinë dhe të gjitha institucionet tjera serbe ,të jashtëligjëshme .
Këto Kuvende të shpallin Serbinë , shtet kolonizatorë dhe të kërkohet në përputhje me të drejtat ndërkombëtare për popujtë e kolonizuar , dekolonizimi i Kosovës Lindore dhe dëmshpërbimi financiar.
Kërkesa ti adresohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për verifikimin e legalitetit të kolonizimit serb 100 vjecar të Kosovës Lindore.
Komuniteti Kombëtar i Hacktivistëve "AlbaAnonymous"
Porositë edhe një herë se nuk :
nuk duam vllavrasje brenda shqiptare .
nuk bëjmë shantazh , mashtrime .
nuk bëjmë luftra personale .
nuk sulmojmë patriotët.
Por , ditën e 24 Qershorit të vitit 2013-të , nëse 80% e këtyre kërkesave nuk realizohen , KOMUNITETI ju BETOHET se :
- do të publikojmë të gjitha sekretet anti-shqiptare ( Ju e dini mirë për cka e kemi fjalën) që kemi gjetur nëpër komunikimet mes Jush dhe .... serbëve.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!