Gjilani përuroi bustin e heroit Sylë Zarbinca
Lokale

Gjilani përuroi bustin e heroit Sylë Zarbinca

02.Dec.2018 09:01
0

Në Gjilanin e kryeqendrës së Anamoravës, të veshur kuq e zi, në ditën festive të Flamurit Kombëtar, më 28 nëntor, në qendër të qytetit, u inaugurua busti i Sylë Zarbincës, heroit kombëtar të Malësisë së Bujanocit, i cili u angazhua për mbrojtjen e territorit shqiptar në kufirin me Serbinë dhe ishte njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të Mulla Idriz Gjilanit, në mbrojtjen e popullatës shqiptare.

Gjatë këtij ceremoniali, i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me plot krenari u shpreh se kjo vepër arti ka të bëjë për një luftëtar të madh, i cili u angazhua gjithmonë për liri, barazi dhe mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Sylë Zarbinca tani e tutje do të jetë roje e fuqishme e lirisë së Kosovës dhe testament për të vazhduar fuqishëm realizimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve. Gjilani nga sot e di fuqishëm kontributin që e ka dhënë Sylë Zarbinca në rrugën e tij për liri. Prandaj sot së bashku me deputetët, përfaqësuesit e qeverisë, me përfaqësues të shumtë të institucioneve ne e bëmë zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar vendosmërinë e madhe të haxhi Tahir Zukën, për vendosjen e bustit në Gjilan.

Haziri, gjithashtu, ka thënë se Sylë Zarbinca ka lënë pas vetes, vepra të mëdha të vendosmërisë për liri, ka lënë pinjoll të vyeshëm dhe mësime se si duhet atdheu dhe se si punohet për liri.

Ndërsa në emër të familjes ka folur nipi i tij, Eshtref Shabani, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për veprën e madhe që ka bërë në nderim të Sylë Zarbincës që të mos harrohet asnjëherë e kaluara jonë, vuajtjet e mëdha të popullit shqiptar dhe duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë më fuqishëm të ardhmen për vendin.

Vlen të ceket se në nëntorin e vitit 2015, po ashtu në Gjilan u bë përurimi i monografisë “Sylë Zarbinca – luftëtari i Shqipërisë etnike”, të autori dr. Faik Shkodra. Ky libër u vlerësua lartë nga kritika letrare dhe publiku, meqë kemi të bëjmë më një hero të veprave atdhetare me një burrë kombëtar i cili mbeti “simbol i qëndresës dhe metaforë e pavdekësisë, krahas burrave të shquar, si: Gjon Serreqi, Idriz Gjilani, Muharrem Fejza, Shefki Bunjaku e shumë të tjerë, të cilët, si një, luftuan për Shqipërinë etnike”.

Sylë Zarbinca, kreshniku i Malësisë së Bujanocit, përmendet në këtë monografi për heroizmat e tij gjatë luftërave të Velegllavës, më 28 qershor 1944, të Majës së Kikës, më 26 korrik 1944, të Luftës së Bujanocit, më 17 shtator 1944 dhe betejat e tjera në Gjilan, në dhjetor të vitit 1944, si në Zajçec, Sfircë, Hajkobillë, Tërstenë, Desivojcë, Lajçiq, Zarbincë, Qarr, Priboc etj.

Figura kombëtare e Sylë Zarbincës, është përjetësuar edhe në poezi të shkruara nga nipi i tij Syla (Sylejman Emin Shabani), i cili me krenari e mban emrin e gjyshit, e që për shkak veprimtarisë atdhetare, qe i përndjekur për bindjet ideo politike nga pushteti i dikurshëm komunist. Po, ashtu për ta ndriçuar figurën e simbolit të rezistencës kombëtare të Malësisë së Bujanocit, Sylë Zarbinca, publicisti Refik Hasani, gjatë vitit 2011 mori iniciativën që një shkollë mga Lagjja "Zabeli" në Gjilan ta mbajë emrin e tij e shumë shkrime të tjera të publikuara në shtypin e kohës. Në këtë drejtim, gjatë viteve të 90-ta, për shkak shkrimeve kushtuar Sylë Zarbicës e trimave të të tjerë të Malësisë së Bujanoci si; Lam Breznica, Sadik Novosella etj. nuk kaloi lehtë as Revista “Jehona” nga Lugina e Preshevës, e cila u vu në shënjestër të regjimit të atëhershëm, duke u ndërprerë dhe duke nxjerr në Gjyqin komunal të Bujanocit, kryeredaktorin e saj./S.H/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration