Gjendje e rëndë me Covid-19 në Serbi, në Bujanoc 11 të infektuar
Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit të Vrajës për Situatat Emergjente, nga territori i qarkut të Pçinjës janë testuar për Covid 19 414 persona, transmeton Titulli.com.
Analizat treguan se 117 persona ishin të infektuar me koronavirus ndërsa nga ky numër, 67 janë nga Vraja, 21 nga Surdulica, 12 nga Vlladiçin Han, 11 nga Bujanoci, tre nga Bosilegradi, dy nga Presheva dhe një nga Trgovishtja.
Pas rënies së djeshme, shifrat e fundit tregojnë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi krahasuar me një ditë më parë, duke përfshirë përqindjen e të infektuarve, e cila është pak më e lartë se 28 për qind.
Për herë të dytë që nga fillimi i epidemisë në Serbi, sipas të dhënva etë djeshme, brenda një dite kanë vdekur 69 pacientë me Covid 19, tregojnë të dhënat e faqes covid19.rs, përcjellë Titulli.com.
Virusi u konfirmua në 3,888 persona të tjerë, nga 13,386 të testuar./Titulli.com/