Gazeta austriake zbulon: SHBA dëshiron zonë speciale ekonomike në Jug të Serbisë
Media e njohur austriake Der Standard e cila njeh mirë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shkruar për takimin e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, një marrëveshje politike është thuajse e pamundur që të arrihet, kjo edhe pasi në 7 shtator është paraparë një takim tjetër në Bruksel, transmeton Titulli.com.
Për nga përmbajtja në marrëveshjen ekonomike bëhet fjalë për bashkëpunim ekonomik midis dy shteteve, i cili synon të mundësojë afrimin politik.
Grenell kishte punuar në të vërtetë në muajt e fundit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfshinte njohjen e Serbisë për Kosovën, por atëherë ai duhej të kuptonte se kjo nuk është aq e lehtë për t'u negociuar, dhe kështu që tani bëhet fjalë vetëm për një zonë të veçantë ekonomike Shenzhen, përcjellë Titulli.com.
Ambasadori Grenell dëshiron të krijojë një version mini-shenzhen në Serbinë jugore dhe Kosovë bazuar në modelin e Zonës së Posaçme Ekonomike Shenzhen në Kinë. Investitorët do të tërhiqen nga lehtësimi i ligjit doganor dhe tatimor dhe tregtia e lirë.
Njohja nga Serbia është një përparësi për kosovarët. Në vitet e fundit, megjithatë, Presidenti Vuçiq praktikisht ka përjashtuar njohjen e Kosovës si shtet nëse nuk ka ndryshime kufijsh që nuk merren parasysh për BE-në, shkruna gazeta gazeta austriake Der Standard, transmeton Titulli.com./Titulli.com/
Shkrimi i plotë në gjuhën angleze në gazetën austriake Der Standard