Lokale
Ftohen partitë e Luginës për hartimin e platformës për bisedime
Lëvizja për Bashkim ka dalë me një platformë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihen 4 pika.
LB-ja kërkon që bisedimet të jenë politike dhe të zhvillohen në mes të dy shteteve; që pavarësia e Kosovës të jetë e panegociueshme; bisedimet të zhvillohen për çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës e Serbisë; zgjidhjet të bëhen mbi bazën e reciprocitetit në atë mënyrë që të gjitha të drejtat që do të mund t’i përfitonin serbë e tri komunave veriore të Kosovës, t’i gëzojnë edhe shqiptarë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Kryetari i kësaj lëvizje, Avni Klinaku ftoi gjitha partitë në Kosovë që bashkë me partitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc të fillojnë urgjentisht punën e përbashkët për hartimin e platformës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!