Lokale
Bujanoci me rrjet të riparuar të ngrohtores së qytetit (video)
Në pjesët më të dëmtuara të qytetit ka filluar riparimi dhe ndërrimi i gypave të ngrohtores qendrore në Bujanoc, që janë të vjetra më shumë se 30 vite
Rreth 600 mijë dinarë do të kushtojë projekti për ndërrimin dhe riparimin e rrjetit nëntokësor të ngrohtores së qytetit të cilën e përdorin ndërtesat private dhe ato të ndërmarrjeve publike në Bujanoc.
Sipas shefit të ngrohtores qendrore të NP Komunalia, Shefik Hamidit, punimet e filluara pritet të përfundohen më së largu deri ditën e hënë, nëse nuk ka të reshura të shiut, raporton RTB.
Riparimet janë duke u bërë në afërsi të ndërtesës (soliter) e cila është përballë objektit të administratës komunale në Bujanoc.
Gjatë vitit të kaluar ndërmarrja e cila merret me mirëmbajtjen e ngrohtores së qytetit disa herë ka pas avari si pasojë e ndryshkut në gypa dhe humbjes së ujit i cili përdoret për të ngrohur radiatorët nëpër banesat e qytetarëve.
Mjetet për riparimin e sistemit ngrohtsjellës janë siguruar nga buxheti komunal, ndërsa radiatorët e banesave që shfrytëzojnë këtë sistem të ngrohjes do të fillojnë të ngrohin dhomat e banorëve nga data 15 tetor.
Çmimi i shfrytëzimit të këtij sistemi do të jetë i njëjtë me të dimrit të kaluar, ndërsa pritet që më vonë të ngrihen për shkak të shtrenjtimit të lëndës djegëse që përdorë ngrohtorja./Titulli.com/
http://youtu.be/EiXm7ad42BI
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!