Ftesë për tenderë nga organizata “Help”, ndërtim të shtëpive private edhe në Bujanoc
Lokale

Ftesë për tenderë nga organizata “Help”, ndërtim të shtëpive private edhe në Bujanoc

25.Sep.2020 08:49
0

Organizata gjermane “Help” ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në procedurën e tenderit për ndërtimin e 31 shtëpive private të përfituesve të projektit, transmeton Titulli.com.

Ky tenderë bëhet në kuadër të projektit "Menaxhimi i Migracionit dhe Mbështetja për Kthimin e Azilkërkuesve (Faza 2)" dhe realizohet nga organizata gjermane "Help - Hilfe zur Selbsthilfe" në Serbi.

Kontratat do të ndahen në Pirot, Nish, Nishka Banja, Merosina, Gadzin Han, Doljevac, Zitoradja, Aleksinac, Prokuplje, Subotica, Obrenovac, Leskovac, Bujanoc dhe Vrajë.

Ofertuesit e interesuar mund të shkarkojnë dokumentacionin e tenderit në faqen e internetit të organizatës “Help” www.help-serbia.org.rs.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 tetor deri në orën 14:00. Hapja e ofertave do të organizohet në të njëjtën ditë duke filluar nga ora 14.15 në zyrën e organizatës “Help” në Beograd.

Shihni më shumë rreth tenderit në portalin eKapija.

Arrestohet 22 vjeçari nga Presheva me marihuanë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration