Fondi Humanitar, koktej falënderues për kontribuuesit
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) që po realizon projektin e ndërtimin të 100 shtëpive në Luginë, dhe gatishmërinë për angazhim me projekte në fushën e ekonomisë, këtë fundjavë në një organizim falënderues ka ftuar të gjithë kontribuuesit e deritanishëm në projektin e lartpërmendur.“Duke i falënderuar marrëdhënies dhe kontributit të ndërsjellë si afaristëve dhe qytetarëve, besimin e sinqeritetin, po bëhet e mundur që strategjia jonë e punës, projekti aktual dhe ato që do të pasojnë, të jen të suksesshëm, gjithnjë në shërbim të atyre që janë në nevojë. Duke shpresuar, që kjo marrëdhënie/relacion edhe në të ardhmen të vazhdoj, Kryesia e Fondit Humanitar ju falënderon të gjithë juve dhe ju fton në një –Koktej falënderues-“, thuhet mes tjerash në ftesën e FHKL-së, transmeton Titulli.
Kjo organizatë sqaron se ky shënim do të mbahet të shtunën (17 janar) në ora 18:00, në hapësirat e restorant “Bici Commerce” në Bujanoc.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Cyrih të Zvicrës, në konferencën për media të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, shpalosi rezultatet e projektit të ndërtimin të 100 shtëpi, ku mes tjerash u tha se deri më tani në vendbanime të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, janë ndërtuar gjithsejtë 34 shtëpi.
Për vitin 2015 drejtuesit e FHKL-s planifikojnë të shtrin aktivitetin edhe në zhvillimin ekonomik që do të hapte edhe vende të reja të punës në këtë rajon. /Titulli.com/